Britney Spears ka reaguar ndaj kritikave pasi u fotografua teksa udhëtonte në autostradën 101 pranë Studio City në Los Angeles.
Këngëtarja 44-vjeçare u bë kryefjalë e mediave pasi u pa duke qëndruar në këmbë përmes sunroof-it të një Mercedesi të zi, ndërsa automjetet ishin të ndaluara në trafik.
Të dielën, Spears publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqej e shtrirë mbi çatinë e makinës me krahët e hapur, duke shkruar:
“Ajo që njerëzit shohin është vetëm dy sekonda të asaj që e quajnë çmenduri, ndërsa unë po i drejtohesha Zotit! Por ditët dhe orët e realitetit tim janë krejt ndryshe. Asgjë nuk është siç duket.” Me humor, ajo shtoi: “Ndoshta duhet të dal edhe më shpesh nga tavani i makinës.”
Sipas një burimi për Daily Mail, artistja kishte dalë nga sunroof-i vetëm për pak çaste për të parë trafikun, pasi makinat ishin të ndaluara.
“Ajo e bënte këtë gjatë gjithë kohës kur ishte fëmijë në jug të SHBA-së. I pëlqen të ndiejë erën e ngrohtë të verës në flokë. Ishte thjesht një moment argëtimi,” tha burimi.
I njëjti burim shtoi se Spears nuk kishte për qëllim të shkelte ligjin.
“Nëse është e paligjshme të nxjerrësh kokën nga sunroof-i, ajo nuk e dinte. Nuk kishte asnjë qëllim të bënte diçka të gabuar.”
Këngëtarja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes muajt e fundit. Në mars ajo u arrestua për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit në Kaliforni, ndërsa në prill u shtrua vullnetarisht në një qendër rehabilitimi, të cilën e la pas më pak se një muaji.
Burime pranë saj thanë më vonë se artistja “është e shëndetshme, e lumtur dhe e gatshme të nisë një kapitull të ri”.