Pas drejtuesve politikë, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec

Pas mbledhjes së stë dielës me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, Edi Rama vijon sot takimet në Pogradec, këtë herë me ministrat e kabinetit. Takimi shënon praktikisht rikthimin e socialistëve në aktivitet pas pushimeve verore. Ministrat pritet të raportojnë për punën e deritanishme dhe prioritetet e muajve në vijim.

Një ditë më parë, Rama zhvilloi për rreth shtatë orë një takim me drejtuesit politikë të 12 qarqeve dhe krerët e komisioneve parlamentare. Në qendër të diskutimeve ishin dokumenti “Besa”, “Prania Besnike” dhe platforma “Pasqyrë Albania”, të prezantuara nga kryeministri si pjesë e një modeli të ri komunikimi mes qeverisë dhe qytetarëve. Rama u ka kërkuar drejtuesve socialistë edhe propozime për një bashkërendim më të fortë mes ministrave, kryebashkiakëve dhe drejtorëve të administratës.

Diskutimi pritet të vijojë sot edhe me ministrat, të cilët do të përcaktojnë objektivat për sezonin e ri politik dhe vitin e dytë të mandatit të katërt. Takimet në Pogradec vijnë pas një vere të vështirë politike për qeverinë, me protestën qytetare që prej afro tre muajsh vijon përpara Kryeministrisë.

Në ditët e para të shtatorit pritet të mblidhet edhe Asambleja e Partisë Socialiste. Ky forum është përdorur edhe më parë nga Rama për të njoftuar ndryshime në qeveri dhe në strukturat drejtuese të PS-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top