Pas dekretimit të ndryshimeve në qeveri, Nikolla njofton zhvillimin e seancës së posaçme në Kuvend në orën 17:00

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 17:00. Seanca e posaçme zhvillohet pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Përveç ministrave të rinj në seancë do të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila zëvendëson Nikollën në detyrë.

Begaj dekretoi shkarkimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm dhe emërimi i Ervin Hoxhës. U dekretua shkarkimi i Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Pirro Vëngut. Presidenti ka dekretuar shkarkimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe emërimi i Petrit Malajt. Gjithashtu është dekretuar shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimi i Taulant Ballës.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top