Pas burgosjes së Salianjit, PD cakton drejtuesin politik të Elbasanit

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, Partia Demokratike ka caktuar drejtuesin politik të Elbasanit.

Me firmë të kryedemokratit Sali Berisha, do të jetë Tomorr Alizoti drejtuesi i ri politik i Qarkut të Elbasanit.

Ndërkohë që ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është caktuar si drejtuese politike për Diasporën.

Në Kavajë është caktuar Fisnik Qose, i cili njëkohësisht mban postin e deputetit në këtë bashki.

Në një vendim i publikuar nga Partia Demokratike thuhet:
Bazuar në nenin 46 pika 2 te statutit të Partisë Demokratike me qelim intensifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit 2025.

U VENDOS:

Caktimi i drejtuesve politik si më poshtë:

Për diasporën- Jozefina Topalli

Për qarkun e Elbasanit – Tomorr Alizoti

Për degët Kavajë , Rrogozhinë – Fisnik Qosja

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top