Pas arrestimit të Veliajt, Rama “merr frenat” e bashkisë së Tiranës

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se frenat e drejtimit të kryeqytetit i ka marrë kryeministri Rama.

Në një takim që sot kreu i qeverisë bëri më të gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës, u prezantua një klip me punën që ai ka bërë kur ka drejtuar bashkinë më të madhe në vend.

E para që mori fjalën ishte nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani, e cila i uroj kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama “rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”.

“Tirana është shtëpia jonë dhe shtëpia nuk dorëzohet. Punë të mbarë dhe me shprehjen e kryetarit “jeni më të mirët, ecim përpara” dua tju ftoj të shohim një përmbledhje të disa punëve që për shumë njerëz edhe mund të jenë harruar. I uroj kryeministrit rikthim të mbarë në skuadrën e Tironës”, tha nenkryetarja.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top