Pas akuzave për shkelje armëpushimi, Izraeli bombardon jugun e Gazës

Ushtria izraelite ka kryer sulme në Gazë, teksa Izraeli ka fajësuar Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkelje të armëpushimit, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, raportuan mediat izraelite më 19 tetor.

Ende nuk ka ndonjë njoftim nga ushtria izraelite si dhe Hamasi nuk ka raportuar për ndonjë sulm.
Transmetuesi publik izraelit, Kan, tha se forcat ajrore kanë kryer sulme në Rafah, në jug të Gazës. shumica e mediave izraelite thanë se po kryen sulme ajrore.

Ushtria izraelite tha të premten se “disa terroristë” kishin hapur zjarr ndaj ushtarëve të saj në zonën e Rafahut, por nuk raportoi për të lënduar. Më vonë po të premten, ushtria tha se sulmoi një grup tjetër “terroristësh” që po i afroheshin trupave në Han Junis.

Qeveria izraelite dhe Hamasi kanë fajësuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit, teksa Izraeli ka thënë se pikëkalimi në Rafah, që lidh Gazën me Egjiptin do të mbetet i mbyllur deri në një njoftim të ri.

Izraeli dhe Hamasi janë përplasur mbi kthimin e trupave të pengjeve të vdekur. Izraeli kërkoi që Hamasi të përmbushë detyrimet e tij duke dorëzuar trupat e mbetur të të gjitha 28 pengjeve.

Hamasi ka liruar të gjitha 20 pengjet e gjalla dhe ka dorëzuar mbetjet mortore të 12 pengjeve të vdekura.

Sulmet e raportuara në Gazë vijnë pasi SHBA-ja tha se ka “raporte të besueshme” që Hamasi po planifikon një sulm ndaj civilëve palestinez. Një sulm i tillë, sipas Uashingtonit, do të përbënte shkelje të armëpushimit, duke e paralajmëruar grupin radikal palestinez se do ndërmarrë masa.
Hamasi ka mohuar se po planifikon një sulm të tillë. /rel

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top