Partizani – Tirana ‘paralizon’ kryeqytetin, policia zbulon cilat rrugë do të bllokohen

Në orën 19:00, në “Air Albania”, Partizani do të përplaset me Tiranën, për javën e 24 në Superligën shqiptare të futbollit. Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Blutë kanë zbuluar rrugët që bllokohen. Gjithashtu kanë njoftuar se asnjë tifoz nuk do futet në stadium pa mjet identifikimi.

“Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi;
– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit, rruga “Dërvish Hima” – stadiumi.”, njofton policia.

Momentalisht, Tirana ndodhet në vendin e parë me 40 pikë, ndërsa Partizani në vendin e tretë me 37 pikë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top