Partizani shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll

Ekipi i Partizanit është shpallur kampion në volejbollin për meshkuj. “Demat” kurorëzohen si kampion të Shqipërisë, pas fitores spektakolare në derbi.

Në ndeshjet e mbrëmjes së djeshme, Partizani triumfoi 3-1 me sete(25-16, 25-20, 15-25, 25-21), dhe me një rezultatin të përgjithshëm ndeshjesh 3-2.

Kujtojmë që ekipi i kuq i kishte humbur dy finalet e para përballë Tiranës, duke fituar dy të dytat dhe finalja e djeshme në Farkë ishte ajo që do të vendoste dhe kampionin e Shqipërisë.

Kujtojmë që ky është titulli i 16-të në historinë e Partizanit. Por ky nuk është trofeu i vetëm sezonal për “Demat”, pasi më parë kanë fituar Ligën Gjergj Kastrioti, por edhe Kupën e Shqipërisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top