Partizani rrezikon Final 4 në derbi, Dinamo nën presion: ja ndeshjet e javës së 32 të Superiores

Sot e nesër do të luhet java e 32 e Superiores, shumë e rëndësishme për zonën Final 4 dhe mbijetesën. Spikat derbi mes Partizani e Dinamos, ndërsa përplaset zona e mbijetesës me ato që aspirojnë katërshen finale. Me Egnatian që është rikthyer të korrë pikë, duke konsoliduar kreun e renditjes, vëmendja është kthyer në zonën Final 4 dhe natyrisht mbijetesën, ku fatet nuk mund të jenë veçse të ndërthurura.

Tirana e Skënderbeu, sot, kanë detyrimin të vihen në ndjekje të vendit të katërt, duke parë edhe derbin që pret Dinamon. Bardheblutë, sidoqoftë, duhet të përballen me Erzenin, në grahmat e fundit të përpjekjes për shpëtim. Shijakasit kanë 6 pikë distancë nga zona playout dhe 7 nga ajo e shpëtimit dhe një humbje mund të ngjajë me rrëzim. E njëjta gjë mund të thuhet për Kukësin, në lojë vetëm matematikisht. Në të njëjtën kohë, Tirana me 43 e Skënderbeu me 41 shpresojnë të arrijnë, kalojnë apo të paktën të afrohen me Dinamon, që ka vetëm 46 pikë në vendin e fundit që të lejon të luash për titull.

SUPERIORE, JAVA E XXXII
19/04/24
Erzeni 15 : 00 Tirana
Kukësi 15 : 00 Skënderbeu
20/04/24
Laçi 15 : 00 Egnatia
Teuta 18 : 00 Vllaznia
Partizani 18 : 00 Dinamo

Në vijën e kuqe mes shpëtimit e rënies, Laçi pas bëri goditjen në Shkodër shpreson të përsëritet në shtëpi kundër Egnatias kryesuese. Pas tyre, me vetëm një pikë më pak është Teuta, që kërkon shpëtimin direkt, pa ethet e të papriturat e playout. Martini do të ketë përballë Vllazninë, që vërtetë është në vendin e dytë, por nuk fiton prej 5 ndeshjesh, nga të cilat ka humbur 3. Shkodranët duan të ruajnë vendin e dytë për të patur një komoditet më shumë në gjysmëfinalet e Final 4, duke qenë se janë në distancë parakalimi nga Partizani.

Të kuqtë mbyllin ndeshjet e të shtunës në orën 18, me një derbi shumë vendimtar për javët e mbetura. Të kuqtë nuk fitojnë prej 4 javësh dhe me 48 pikë duhet të ruhen nga nëndetësja që ka dy pikë më pak e me një fitore i parakalon, duke hapur skenarë të rrezikshëm për kampionët në fuqi, nëse edhe Tirana e Skënderbeu fitojnë ndeshjet e tyre.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top