Partizani nuk fiton dot më, kundër Skënderbeut barazimi i pestë radhazi: goli i parë sezonal i Mba nuk mjafton

Christian Mba shënoi golin e parë në kampionat për Partizanin, por nuk mjaftoi. Të kuqtë ndalen 1-1 përballë Skënderbeut, duke regjistruar barazimin e pestë radhazi. Arbër Abilaliaj nuk po mundet dot të rikthejë kampionët te suksesi, edhe pse rastet nuk munguan në të dy krahët. Gvozdenovic i gëzohet një pike në shtëpinë e një rivali të fortë falë golit të Merlim (barazoi më pas Mba), që e mban në vendin e katërt.

Partizani, me këtë barazim, konfirmon se nuk është në formën më të mirë të mundshme në këto momente. Edhe pse dominuan ndaj Skënderbeut, në sfidën e luajtur në “Arenën e Demave”, kryeqytetasit shpenzojnë shumë raste. Ndeshja jo vetëm që mbeti hapur, me Rrapaj e Maguette që u ndalën nga Alia, por u komplikua nga goli i korçarëve në pjesën e parë. Në minutën e 42′ Merlim ndëshkoi Qirkon, me golin e avantazhit për bardhekuqtë.

Partizani reagoi menjëherë sapo rifilloi lojë në pjesën e dytë. Mba barazoi rezultatin në goditjen me kokë pas krosimit të Hadrojit. Të kuqtë provuan në çdo mënyrë për të shënuar golin e përmbysjes, pa arritur të kalonin më Alian. Portieri ndaloi Rrapajn, Kekon e Binstouka, që mori vendin e Mba. Në fund, një barazim që mund të quhet i fituar nga Skënderbeu.

Partizani nuk përfiton dot nga ndalesa e Egnatias kryesuese dhe mbetet po -3 nga vendi i parë. Kampionët në fuqi (31) mbajnë sidoqoftë larg Tiranën në vendin e tretë. Skënderbeu, shkon në 22 pikë, i katërti, vetëm një pikë larg bardhebluve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top