“Partizani”/ Manjani: SPAK të nxjerrë provat për Berishën, ose ta lirë të lirë

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka komentuar këtë të diel masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Manjani e ka cilësuar masën ndaj Berishës absurde, pasi sipas tij SPAK nuk ka prova konkrete që tregojnë implikimin e ish-kryeministrit në këtë çështje.

“Ose SPAK ta çojë çështjen në gjyq me akuza e prova ose ta lërë të lirë. Kjo llogjikë nuk qëndron më “,– shkruan Manjani ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Nuk shkon më kjo punë!

Shkarkimi i kreut të Preshevës, PD: Akt brutal albanofob i Putinit të vogël Vuçiç
U bë bajat fare.

Kanë hetuar për 3 vite me radhë, po hyjnë në muajin e 5-të që e mbajnë tjetrin nën masë absurde, krejt joproprociinale sigurie.

Tani nuk ka më kuptim, në asnjë lloj llogjike të mbahet i shkëputur nga veprimtaria parlamentare një deputet dhe, veprimtaria politike një kryetar partie. Aq më tepër i partisë më të madhe opozitare.

Ç’kuptim ka mbajtja me dhunë e një politikani opozitar jashtë detyrave të tij politike?!

Si e dëmton apo pengon hetimin Ai?!

Nga ana tjetër, insistoj, pas 3.5 vitesh hetime një prokuror ose çon çështjen në gjyq me akuzë e prova ose e pushon hetimin. Kur nuk gjen gjë për 3 vite hetim nuk ke çgjen më.

Aq më tepër kur hetimi është filluar mbi një kallëzim, ku kallëzuesi duhet të ketë referuar prova konkrete. Nëse nuk ka referuar prova, ose referimet janë të rreme duhet të hetohet kallëzueso për kallëzim të rremë.

Por e lemë këtë të fundit, se ndoshta SPAK nuk e ka në rradhë për tani.

Me Sali Berishën e kanë tepruar. Kanë kaluar çdo limit llogjik, ligjor po e po.

Le pastaj me Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, të cilët mbahen nën hetim, madje edhe me masa sigurie, sepse kanë marrë pronën e tyre dhe e kanë zhvilluar!!!

Kjo llogjikë nuk qëndron më.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar pasi akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim.” Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Vetë ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top