Partizani, goglat e dërgojnë në Bjellorusi: Bate Borisov kundërshtari i të kuqve në Champions

BATE Borisov është rivali i parë i Partizanit në Champions League. Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës goglat nuk janë treguar bujare me të kuqtë. Në fakt, Partizani nuk kishte kundërshtarë të lehtë në shortin për raundin e parë të Champions, duke parë edhe grup-skuadrat me të cilën do të ndeshej. Të kuqtë kanë shmangur moldavët e Sheriff, ndëshkuesit e Tiranës të Zrinjski, Astanën e frikshme të Kazakistanit e izraelitët e Maccabi Haifa.

Sigurisht nuk është se BATE Borisov është i lehtë, për më tepër që kanë nisur kampionatin dhe janë në kulmin e formës. Kjo i bën akoma më të vështirë për tu konfrontuar. BATE është në javën e 11, ndërsa të kuqtë sapo kanë nisur fazën përgatitore. Ndeshjet e para kualifikuese luhen në datat 11 dhe 12 korrik, ndërkohë që ndeshjet e kthimit luhen në datat 18 dhe 19 korrik.

Fillimisht ishte planifikuar që shorti të niste në orën 12:00 dhe çdo orë do të hidhej shorti për kompeticionet e ndryshme duke filluar nga Championsi, por UEFA ka bërë një ndryshim në orar.

 

SKUADRAT PËR TU SHORTUAR
FC Sheriff Tiraspol (MDA)
FC BATE Borisov (BLR)
FC Astana (KAZ)
Maccabi Haifa FC (ISR)
HŠK Zrinjsk (BIH)

FC Dinamo Tbilisi (GEO)
FK Partizani (ALB)
FCV Farul Constanța (ROU)
FC Urartu (ARM)
Hamrun Spartans FC (MLT)

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top