Partizani gati për gjysmëfinalen e playoff me Skënderbeun: Cara mban “peng” formacionin

Partizani është krejtësisht i përqendruar në sfidën me Skënderbeun, për gjysmëfinalen e playoff-it për titullin kampion. Të kuqtë janë kandidatët e fortë për triumfin final, por e kanë të qartë se nuk do të jetë e thjeshtë për të kaluar korçarët. Ajo që lehtëson teknikun Orges Shehi, me një të kaluar te Skënderbeu është fakti që ka rikuperuar të gjithë lojtarët, ose pothuajse të gjithë duke qenë se Tedi Cara dhe Gjelbrim Taipi kanë ardhur nga dëmtimi.

Dy lojtarët, në fakt, janë bashkuar me grupin, por nuk janë ende në 100% të formës së tyre. Një fakt jo i parëndësishëm duke qenë se tekniku do të vendosë për modulin me të cilin do të luajë kundër bardhekuqve pikërisht nga prezenca ose jo e sulmuesit anësor. Nëse Cara, për të cilin do të vendoset sot, do të jetë nga minuta e parë në fushë, atëherë Shehi do të zgjedhë 4-3-3 e tij të preferuar. Në të kundërt, hapësirë për dy qendra me Mba e një mes Skukës e Bintsouka që duhet të udhëheqin sulmin. Pjesa tjetër e skuadrës pak ndryshime ka, do të jenë ata që Shehi i beson më së shumti: nga Hadroji te Atanaskoski, duke kaluar nga Sota e deri te Maguette, Mehmeti, Murati e Rrapaj.

Të kuqtë, të renditur në vendin e dytë, vetëm për bilancin e ndeshjeve direkte me Egnatian, mund të kenë një lloj favori që u përplasën në short me skuadrën e renditur të katërtën vetëm falë fitores së javës së fundit në Shkodër kundër Vllaznisë e që për më tepër nuk mund të luajë në Europë sezonin e ardhshëm, duke qenë ende i dënuar nga UEFA.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top