Partizani fiton me Dinamon dhe i merr vendin në “Final Four”: Kërnaja befason Dajën

Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos, duke triumfuar me rezultatin 0-2 në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e javës së 27-të të “Abissnet Superiore”. Një sukses që ka peshë të madhe në ekonominë e sezonit, pasi i lejon skuadrës së kuqe të futet për herë të parë këtë edicion në katërshen e parë të kampionatit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sfida u karakterizua nga një qasje më pragmatike e Partizanit, që u tregua i kujdesshëm në organizimin defensiv dhe shumë efikas në momentet kur iu dha mundësia për të goditur. Dinamo kishte më shumë iniciativë në fazat e para të takimit, por pa arritur të krijojë raste të pastra për gol.

Lexo më tej: Egnatia përmbys Teutën: Zogos iluzionon Dobin, pastaj me 10 lojtarë pësojnë poker
Momenti që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes erdhi në minutën e 38-të, kur mbrojtësi Martinez realizoi golin e avantazhit për Partizanin, duke shfrytëzuar një situatë të krijuar në zonë. Ky gol i dha më shumë qetësi të kuqve dhe detyroi Dinamon të marrë më shumë rreziqe në pjesën e dytë. “Menduam që të fusnim dy lojtarë të shpejtë – shpjegoi tekniku i të kuqve Oltijon Kërnaja -, dy uingera në profilet e tyre kryesore, por të luanin sy gjysmë sulmues. Duke parë që Dinamo ka probleme, e sidomos nga krahu i Teixeira. Na doli ajo që kishim menduar. Mund të bënim golin e 3-të me Sidibe. Portieri ynë priti, por priti edhe Teqja një super pritje. Dinamo ka ekip shumë të mirë, i japim meritat për 15 minutat e fundit, ata kanë gjatësi, ne kishim probleme aty sot. Por djemtë japin gjithçka, kemi objektiva. Të fitojmë ndeshjen e radhës dhe të shkojmë përpara.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Partizani goditi sërish. Mesfushori Doumbia shënoi golin e dytë në minutën e 51-të, duke e vendosur skuadrën e tij në një pozicion të favorshëm për të administruar ndeshjen. Pas këtij momenti, të kuqtë menaxhuan mirë avantazhin, duke kontrolluar ritmin dhe duke mos lejuar Dinamon të rikthehej në lojë, edhe pse tekniku Ilir Daja nuk mendon se gaboi me mënyrën e zgjedhur të lojës. “Si strategji, duhej ta mbanin topin sa më shumë në kontroll, të kishim një lloji durimi pasi dihet që Partizani me lotjarët që kishte futur, kishte shpejtësi në veprimet dhe në tranzicionet pozitive. Në këtë mënyrë, nuk shfrytëzuam edhe gjerësinë, pasi kishim gjerësi në ndërtim në fazën e sulmit. Të dy ekipet ishin 4-4-2 romb, por ne në sulm shkonim me dy në gjerësi me Nanin dhe Nezirin”.

Me këtë fitore, Partizani i drejtuar nga Oltijon Kërnaja ngjitet në kuotën e 42 pikëve dhe merr vendin e katërt në renditje, pikërisht atë që mbahej nga Dinamo deri para kësaj jave. Skuadra blu mbetet me 39 pikë dhe zbret në vendin e pestë, duke e bërë edhe më të fortë garën për zonën “Final Four” në javët e fundit të sezonit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top