“”Partizani”, Berisha: Procesi është ndërtuar mbi një piramidë mashtrimi, nuk ka asnjë shkelje ligjore

Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK dhe ka deklaruar se procesi ndaj tij është i bazuar, në falsifikime dhe mashtrime. I pyetur për dëshminë e ish-presidentit Bamir Topi, i cili pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar, Berisha tha se nuk e di arsyen e thirrjes së tij, duke shtuar se kjo do të sqarohet gjatë procesit.

“Se përse është thirrur Bamir Topi, e dinë ata që e kanë thirrur, prokurori ose gjykatësi. Në hamendjen time, ai është thirrur sepse ka qenë President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në atë kohë. Do të tregojë atë që di”, u shpreh Berisha. Lidhur me mundësinë që dëshmia e Topit të jetë në favor të tij, Berisha deklaroi se nuk ka nevojë për dëshmitarë mbrojtës, pasi sipas tij faktet tregojnë se nuk ka pasur shkelje ligjore. Sot është gjyqi i themelit në dosjen Partizani ku ju jeni i akuzuar nga SPAK. Pritet të dëshmojë ish-presidenti Bamir Topi. Si e parashikoni ju dëshminë e tij dhe përse është thirrur në dijeninë tuaj, Bamir Topi?

Për zotin Qiriazi ndoshta, meqenëse ka qenë ushtarak i lartë?
Sali Berisha: Nuk besoj… nuk e di, nuk kam dëgjuar që ta kenë thirrur ndonjëherë se Qiriazi ka pasur lidhje me ministrin, me shefin e shtabit të përgjithshëm si rregull, kjo është hierarkia. Por a e kanë thirrur për këtë apo jo, ajo do tregohet nga gjyqi, nuk e di.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top