Partia Socialiste rikthen bastet online (votimi në kuvend)

Me 72 vota pro dhe 2 abstenim, deputetët e Partisë Socialiste votuan ligjin që rikthen bastet online. Votimi u krye në një seancë të zhurmshme për shkak të protestës së opozitës që pengoi fjalimet në seancë. Duhet thënë se seancën e kaluar projektligji për bastet online nuk u miratua për arsye që nuk dihen. Ndërsa seancën e sotme deputetët kanë miratuar projektligjin që ende nuk dihet nëse ka ndryshuar apo jo.

Gjithsesi tashmë kompanitë e basteve online mund të bëjnë aplikimet për licensë, ndërsa pritet që së shpejti të vihen në punë aplikacionet që do të mundësojnë lojën e kumarit në çdo telefon.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top