Partia Socialiste fiton në Belsh e Sarandë

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Sarandës dhe të Belshit ku kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste.

Arif Tafani ka siguruar mandatin e radhës në krye të qytetit të Belshit me një diferencë shumë të ngushtë prej vetëm 120 votash ndaj kundërshtarit të koalicionit “Bashke Fitojme”, Bedri Qypi.

Gjithashtu në Sarandë ka fituar kandidati i Partisë Socialiste Oltion Çaçi, duke lënë pas tre kundërshtarët e tij në këtë garë, atë të koalicionit Bashkë Fitojmë, Ardit Çikuli, kandidatin e PD-së Haki Muço dhe kandidatin e pavarur Gjergji Mërkuri.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top