Partia Lëvizja e Legalitet ka ankimuar rezultatin në disa KZAZ të 3 Bashkive, Kamëz, Tiranë dhe Dibër. Referuar dokumentacionit të dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PLL argumenton se në Dibër, një kuti e votimit ka qenë e dëmtuar gjatë transportit dhe kërkon numërimin e saj në KQZ.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Ndërkohë, në Tiranë, sipas tyre rezulton një mospërputhje mes votave të dala në ekran dhe numrit të vendosur në procesverbal, për pasojë edhe këtu kërkojnë rinumërim.
Sa i përket bashkisë së fundit, ku kërkojnë numërim, PLL thotë se ka një përllogaritje të gabuar të rezultatit, duke bërë që të humbasin mandatin.