Partia Demokratike: Numëruesit dhe komisionerët të kontestojnë çdo fletë votimi

Votat e mbërritura nga Greqia, kanë nisur të numërohen sot. Ato u lanë pezull për disa ditë pasi dyshohet se kishin parregullsi, por këtë e ka hedhur poshtë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, pasi tha se nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu bëri me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi.

“Ne si numërues kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.

Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual,” tha Logu.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top