Partia Demokratike fiton në Krujë me 46.92% të votave, forcë e dytë PS

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës që i kalon të djathtës në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave paraprake, PD ka marrë rreth 200 vota më shumë se Partia Socialiste, duke përmbysur rezultatin në një prej zonave që tradicionalisht ka pasur një garë të fortë mes palëve.

PD-ASHM udhëheq me 13’908 duke u renditur si forcë e parë. Si forcë e dytë në bashkinë Krujë renditet Partia Socialiste me 13’711. Ndërkohë si forcë e tretë në Krujë renditet Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 518 vota.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top