Parrullë homofobe e rregullsia e golit nga Mancini: Brighton kërkon hetimin nga Uefa të humbjes 4-0 me Romën

Një lëvizje e bujshme nga ana e Brighton. Sipas The Athletic, klubi anglez i ka kërkuar UEFA-s të shqyrtojë dy raste në lidhje me humbjen 4-0 në Europa League kundër Romës. Para së gjithash, një parrullë e pretenduar homofobe e shfaqur nga disa tifozë verdhekuq dhe e dedikuar për palën angleze. E më pas modalitetet me të cilat u krye procesi VAR në golin 3-0, të shënuar nga Mancini.

Brighton zotëron prova fotografike (të vizionuara nga i njëjti portal anglez) të një spektatori, i pozicionuar në sektorin e tifozëve të Romës në Olimpico, që tregon një kartelë me shkrime homofobe që synonin tifozët anglezë. Para ndeshjes së Europa League, dy tifozë të Brighton ishin grabitur dhe therur me thikë. Gjatë ndeshjes, anëtarë të klubit anglez i vunë në dukje një delegati të UEFA-s se tifozët verdhekuq po hidhnin “shishe, monedha dhe çakmakë” në Olimpico.

Klubi i Seagulls gjithashtu i kërkoi UEFA-s sqarime për procesin e VAR-it, që çoi në vërtetimin e golit 3-0 të shënuar nga Mancini. Disa ripërsëritje, shkruan The Athletic, demonstrojnë pozicionin e parregullt të mbrojtësit të Romës në krosimin e El Shaaraëy. Sidoqoftë, UEFA, para se të marrë një pozicionim, do të vlerësojë me kujdes dy sinjalizimet.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top