Paris Jackson, vajza e mbretit të popit Michael Jackson, ka folur hapur për të kaluarën e saj me varësinë nga droga.
Në një video të publikuar në TikTok të hënën, 10 nëntor, 27-vjeçarja pranoi se “nuk e kishte trajtuar kurrë më parë këtë temë,” përpara se të tregonte hundën e saj, ku i është krijuar një vrimë në septum – pasojë e konsumimit të substancave narkotike.
@parisjacksonbrasil #parisjackson #lifestyle ♬ som original – user34907139320
“Kam një fishkëllimë shumë të fortë kur marr frymë me hundë,” – tha ajo, duke treguar vrimën e vogël që i është krijuar në mes të hundës. “Kjo është si pasojë e asaj që mendoni ju se është,” – shtoi ajo me ironi, përpara se të paralajmëronte ndjekësit: “Mos përdorni drogë, fëmijë.”
Duke u bërë më serioze, Paris u shpreh se nuk e rekomandon askujt përdorimin e drogës, sepse ajo “i shkatërroi jetën.”
Modelja tha se nuk dëshiron të bëjë operacion plastik për ta rregulluar hundën, pasi është gjashtë vite e pastër nga droga dhe operacioni do të kërkonte përdorimin e qetësuesve. “E kam këtë problem që kur isha 20 vjeç,” – tha ajo, duke shtuar se ndonjëherë është e bezdisshme, sidomos në studio. Me humor, shtoi: “Mund të kaloj një fije spageti nëpër vrimë.”
Kjo rrëfim i sinqertë vjen vetëm një muaj pasi ajo foli për rrugëtimin e saj drejt rehabilitimit gjatë ceremonisë vjetore të Friendly House Awards në Los Anxhelos, më 11 tetor.
“Unë nuk e mora thjesht jetën time mbrapsht — mora një më të mirë,” – tha ajo gjatë fjalimit të saj. “Të bëhesh i pastër është si të përplasësh makinën: gjithçka që e kishe shtyrë pas, del përpara dhe duhet ta përballosh.”
Në atë ngjarje, Paris u nderua me çmimin “Shining Star” për punën e saj me organizatën Friendly House, e cila ndihmon gratë që po shërohen nga trauma dhe varësia.
“Jam shumë mirënjohëse që bëj pjesë në një lëvizje që përputhet me qëllimin tim më të lartë,” – shtoi ajo. “Nëse mund të ndihmoj dikë tjetër të gjejë dritën, atëherë e kam arritur qëllimin.”
Ju rekomandojmë







TË FUNDIT

Mourinho e fatura e papaguar e hotelit me 5 yje: shifër e çmendur për suitën luksoze
José Mourinho dhe fatura e kripur e hotelit e lënë pa u paguar. “Special One” tani është te Benfica, por…




