Paris 2024/ Konsiderohet e ardhmja e notit shqiptar, Koxhaku renditet i 62 në 100 metra stil i lirë

Grisi Koxhaku e mbylli garën e tij të 100 metrave stil i lirë në vendin e 62-të nga 79 pjesëmarrës. Një rezultat që nuk e kualifikon notarin, që konsiderohet si e ardhmja e notit shqiptar. Nuk pritej në fakt kalimi i raundit, duke qenë se Koxhaku ishte në Paris 2024 me ftesë dhe si i tillë garoi në një specialitet jo të tijin.

Notari shqiptar ishte pjesë e baterisë së tretë në garën e 100 metrave stil i lirë. Koxhaku u rendit në vendin e pestë me kohën 52.32 në baterinë e tij, por e mbylli këtu garën e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke qenë se në përfundim të të gjithë garuesve në kualifikuese u rendit në vendin e 62-të nga 79 konkurrentë.

Nga ana tjetër, notari që përfaqëson Kosovën, Adell Sabovic ka dalë i dyti në baterinë e tij, por edhe ai nuk ka mundur të sigurojë kualifikimin, duke e mbyllur në vendin e 58-të në renditjen e përgjithshme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top