Paris 2024: hetimi i Financial Times, rreziku i shkallëve bosh në Olimpiadë

Rreziku i tribunave bosh në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kjo është ajo që del nga një investigim i Financial Times, sipas të cilit numri i biletave të disponueshme për rishitje në faqet zyrtare të internetit po rritet ndjeshëm. Në thelb, shumë entuziastë kanë blerë bileta për disa gara apo ceremoni, në të cilat megjithatë nuk do të marrin pjesë. Kështu, në këtë pikë, rreziku është që shumë sportistë të garojnë me shkallët e tribunave bosh.

Numri i listimeve u rrit në 271,637 të martën, nga rreth 180,000 një muaj më parë. Ofertat më të shtrenjta në faqen e rishitjes janë për ceremoninë e hapjes, me vendet më të mira në vlerën e 2970 euro. Financial Times kujton se tifozët që dëshironin të merrnin pjesë në gara u detyruan të blinin blloqe biletash për tre ngjarje të veçanta gjatë fazës së parë të shitjeve. Megjithatë, organizatorët thanë se çdo biletë e padëshiruar mund të rishitet përmes kanalit zyrtar. Biletat duhet të rishiten me vlerën nominale, por blerësit duhet të paguajnë një tarifë rezervimi shtesë prej 10%, ndërsa shitësit goditen me një komision prej 5%.

Sipas disa përdoruesve, megjithatë, ka aq shumë bileta në shitje për atletikën, saqë vështirë se do të mund t’i shesin të tyret. Organizatorët thanë se rreth 250,000 bileta u shkëmbyen përmes faqeve të rishitjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top