Parashikimi: Temperatura të larta dhe orë me diell

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët e shënuar në verilindje deri në 40°C vlera më e lartë e cila pritet në Cërrik dhe Ura Vajgurore.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top