Parashikimi: Reshje të dobëta shiu, por temperatura të larta

Kjo e martë, 14 prill 2026, do të karakterizohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Do të ketë reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshjet priten të nisin gjatë orëve të pasdites. Ato do të përfshijnë të gjitha qarqet, por me intensitet të ulët, pa krijuar problematika të theksuara.

Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten në vlera tipike pranverore. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24°C. Në zonat e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 26°C në mesditë. Ndërkohë, në zonat malore, temperaturat minimale parashikohen rreth 7°C, ndërsa maksimalet deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top