Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit. Gjatë orëve të mëngjesit në ekstremin verior, lindje dhe në jug reshjet priten të jenë me intensitet të lartë. Ato do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e Alpeve, verilindje –juglindje mbi 800-900 metër do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era merr shpejtësi deri në 16 m/s. Deti ka valëzim të forcës 2-4 ballë.