Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
Në Alpe dhe relievet malore mbi 700-900metër në veriilindje dhe mbi 900 metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulet. Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 13 °C,
në vendet e ulëta: 3 / 13 °C,
në vendet malore: -1 / 8 °C.