Parashikimi/ Mot me kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë ditën e nesërme parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të bëhen prezente nga orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit. Ato pritet të pasohen me reshje të dobta shiu kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 25°C
në zonat e ulëta 12 deri 27°C
në zonat bregdetare 15 deri 26°C.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top