Parashikimi/ Mot i acartë, por me diell

Këtë të martë pritet të kemi mot të kthjellët dhe të ftohtë, por me diell. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare. Vranësira të pakta do të ketë në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h.

Temperaturat parashikohen:
Shkodër 3/15 Diell
Kukës -3/9 Diell
Lezhë 6/13 Diell
Dibër -2/9 Diell
Durrës 6/16 Diell
Tiranë 5/17 Diell
Elbasan 3/17 Diell
Berat 1/18 Diell
Vlorë 6/16 Diell
Korçë -1/10 Diell
Gjirokastër -3/17 Diell
Sarandë 5/18 Diell

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top