Parashikimi i motit: Vranësira, reshje shiu dhe dëbore

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin verior dhe verilindor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në në gjithë vendin, por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova
Gjatë orëve të paradites, republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje, ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me vranësira dhe reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës me intensitet të ulët, por moti do të jetë i ftohtë si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 9°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi juglindor.

Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut do të paraqitet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente më të theksuara në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të MV. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë territorin e MV, por si pasojë e temperaturave të ulëta do të rikthehen ngrica e theksuara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi juglindor.

Europa
Pothuajse i gjithë kontinentit europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Konkretisht, reshje të dendura shiu do të kenë gadishulli Apenin, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi. Ndërsa reshje dëbore priten në: Europën lindore, zonën e Alpeve si edhe pjesërisht Ballkani. Për sa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten Europa qendrore, ishujt Britanikë si edhe rajoni i Balltikut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top