Parashikimi i motit: Vranësira mesatare dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme do të ketë me intensitet të ulët fillimisht në jug. Gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar. Hera-herë do të ketë shtrëngatat afatshkurtra. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje ka reshje bore me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top