Parashikimi i motit: Vranësira dhe temperatura të ulta

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan territori i vendit tonë do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat jugore dhe juglindore, ndërsa në zonat e thella malore priten reshje dëbore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht veriplindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 – 5 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top