Parashikimi i motit: Vranësira dhe shira të përkohshëm

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të shpejtë të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë moti nga orët e para të 24 orësh-it e deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe hera-herës deri dhe të lartë.

Në pjesë tjetër të territorit reshjet me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Era parashikohet me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të fitoj shpejtësi deri në 14 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. Temperaturat parashikohen: 12 deri 24°C në zonat malore, 14 deri 27°C në zonat e ulëta dhe 19 deri 27°C në zonat bregdetare.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top