Parashikimi i motit: Vranësira dhe shira lokalë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Nuk do të mungojnë gjithashtu, intervalet me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore. Në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet sërisht intensifikim i reshjeve në te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit por mesdita sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16-17°C. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimae 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top