Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të pakta shiu

 

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal territori i vendit tonë do të kushtëzohet nga moti i të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe qëndrore.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të frota ere.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top