Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të pakta shiu

Orët e para të mëngjesit pritet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta. Ato do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin. Më të dukshme reshjet do të jenë pjesërisht në Qendër dhe Jug të Shqipërisë. Ndërsa duke filluar në orët e mesditës dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin.

Në ultësirën perëndimore do të ketë edhe intervale të gjata me kthjellime. Ndërsa në zonat malore mbeten prezente vranësirat kalimtare. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes. Në mesditë do të luhaten nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top