Sipas MeteoAlb: Vendi ynë duke filluar nga mesnata do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash, i cili do të gjenerojë shira mesatar dhe herë pas here intensiv në zonat perëndimore dhe jugore.

Parashikohet që moti i paqëndrueshëm të mbetet deri orët e vona të pasdites kur parashikohet të ketë intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit ulen gjatë orëve të para të ditës POR edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19 °C.