Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Zhvillimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të diktojë kushtet atmosferike në territorin shqiptar duke bërë që shirat të jenë prezente. Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të intensitetit të shirave edhe në zonat jugore të territorit. Në majat e maleve priten edhe reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 17°C maksimalja në rang vendi. Era do të mbetet e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top