Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorin ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje shiu, të cilat në zonat veriore – verilindore do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që deri vonë në mbrëmje, vendi të mbetet me vranësira dhe shira ku në zonat veriore, zonat qendrore dhe pjesërisht në juglindje të territorit do të ketë edhe rrebeshe.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosovë
Republika e Kosovës paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut ku në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten edhe rrebeshe. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë vonë në mbrëmje pritet ndërprerje e tyre. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi permanent verior.
Maqedonia e Veriut
Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme atmosferik drejt republikës së MV do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat pas mesditës dhe në vijim do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu ku herë pas-here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi permanent verior.
Europë
Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri të Ballkanit me ndikim deri në juglindje të Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone ku gadishulli i Ballkanit, gadishulli Peloponez si edhe brigjet e Detit të Zi do të kenë reshje shiu si edhe stuhi breshëri. Po ashtu me rrebeshe shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten alpet e Europës si edhe gadishulli Apenin, ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë: gadishulli Iberik, ishujt Britanikë si edhe vendet e Europës lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare.