Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit prej orëve të para të mëngjesit deri në orët e pasdites.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Sarandë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top