Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri ditën e enjte. Sot moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim.
Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.