Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje kalimtare

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin Shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C deri në 22°C vlera në rang territori. Era do fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu ku më të dendura paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë dobësim të ndjeshëm të vranësirave dhe shirave në vend duke lënë me shira të izoluar vetëm skajin verior të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 55 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut
Territori i MV mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëvë të paradites, duke gjeneruar rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore. Ndersa orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet përkohësisht nga territori i Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të pesojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C deri në 21°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë mesatare paradite ,por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor.

Europa
Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në veri- veriperëndim me ndikim deri në qendër të kontientit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, gadishullin Skandinav si edhe Europën qendrore duke sjellë vranesira dhe reshje të dendura shiu shoqëruar me stuhi të fushishme ere, ndërkohë në Skandinavi priten edhe reshje dëbore. Po ashtu, Europa lindore do të perfshihet nga një front i ftohtë atmosferik duke sjellë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica ndersa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta do të jenë vetem brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top