Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri në orët e pasdites në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 5-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: 19 deri në 37°C në relievet malore, 18 deri në 38°C në zonat e ulëta dhe 22 deri në 37°C në zonat bregdetare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top