Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore verilindje –juglindje. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezent në orët e mesditës. Më pas pritet ndërprerje graduale e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.