Parashikimi i motit/ Vijojnë reshjet e shiut në vend

Për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet fitojnë intensitet deri dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare deri 2-10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 12-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 14°C,
në zonat e ulëta 8 deri 18°C,
në zonat bregdetare 7 deri 18°C.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top