Parashikimi i motit: Temperaturat të larta, por priten rreshje shiu në disa zona

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top