Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë në 36 gradë

Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në zonat Verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C. Vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgë 2 ballë.

Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites por pas-mesditës pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Më të theksuara shirat paraqiten në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i Kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht duke ngjitur termometrin deri në 28 apo 29 gradë C.

Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të vijojë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që mot i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante në të gjithë MV ndërsa orët e pasdites do të sjellin vranësira dhe shira në të gjithe Republikën e MV. Më të dukshme shirat do të jenë në zonat Lindore përgjatë kufirit me Bullgarinë duke gjeneruar shira të izoluar dhe lokalë. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rritje të ndjeshme të temperatuarave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 32°C.

Europa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Verilindje të Europës do të sjellë reshje intensive si edhe stuhi të forta ere në Rajonin e Balltikut si edhe vendet e Europës Lindore ku më problematike situata do të paraqitet në Norvegji, Danimarkë dhe Poloni. Po ashtu, stuhi të forta ere dhe rrebeshe shiu do të përjetojnë Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre duke sjellë përmbytje në disa zona. Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të dominojnë; Gadishullin Iberik, Gadishullin e Ballkanit si edhe të gjithë Europën Juglindore.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top