Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë 29 gradë

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veri-lindore. Ndërsa orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshëm vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në gjysmën Lindore të vendit tonë. Reshjet e pakta të shiut do të jenë prezente edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, Por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova
Deri në orët e mesditës territori i Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve të shumta, por do të ketë edhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Parashikohet që orët vijuese të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë vendin. Pritet që herë pas here vranësira të zhvillohen dhe të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut
Territori i MV në pjesën e parë të ditës parashikohet të ketë intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Gjithashtu do të ketë dhe kalime vranësirash të cilat më të fokusara do të jenë në zonat Perëndimore. Por gjatë pasdites pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në MV duke sjellë reshje të pakta dhe të përkohshme shiu në zonat Perëndimor edhe Veriore.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top