Parashikimi i motit/ Temperatura të larta dhe reshje të izoluara shiu

Këtë të premte orët e paradites do te dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas-mesditës vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore të territorit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura ku në ekstremet jugor- juglindor do të gjenerojnë reshje të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por konstante do të mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 °C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top